Policia u ndaloi protestën, Rama i fton mjekët në takim

Pas përgjigjes negative të Policisë ndaj bluzave të bardha të cilat shprehën vullnetin për të zhvilluar një protestë në QSUT, ka reaguar kryeministri Rama.

Rama ka thirrur mjekët për takim në kryeministri ditën e nesërme në orën 09:00.

Ky reagim erdhi pasi mjekët paralajmëruan një protestë ditën e nesërme në orën 10:00 para oborrit të QSUT-së, por policia u ka refuzuar lejen me arsyetimin se nuk lejohen grumbullimet në kohë pandemie.

Sindikata e Mjekëve të Shqipërisë i ka dërguar një shkresë me 4 pika qeverisë shqiptare ku kërkohet rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar, sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, sigurimi i të gjitha kushteve për një ushtrim dinjitoz të detyrës së tyre si dhe të shpallen dëshmorë mjekët që humbin jetën në detyrë.


Shtuar 23.09.2020 16:00