Armë, dëshmi e rremë e falsifikim dokumentash! Si ia hodhi burgut Fjolla Morina (FOTO LAJM)

Këngëtarja Fjolla Morina ka marrë sërish lirinë pasi gjykata e Kukësit sot vendosi “arrest me burg” pavarësisht akuzave të rënda ndaj saj.

Pas këtij vendimi, avokatja e këngëtares deklaroi për mediat se për këngëtaren është marrë ky vendim për shkak se ajo ka një vajzë 5 vjeçe si dhe janë paraqitur disa fakte të tjera.

Akuzat ndaj Fjolla Morina

Arrestimi i këngëtares së njohur shqiptare ndodhi 3 ditë më parë, në pikën kufitare në Morinë, ku gjatë kontrollit në makinën e saj u gjet një armë zjarri dhe 23 fishekë.

“Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë.

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë në dukje e dyshuar lodër çakmak…”- njofton Policia e Shtetit.

“Mbajtja e armëve, e armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.”

Akuza e parë për këngëtaren dhe dy miqtë e saj që e shoqëronin, është “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Në paraqitjen e para gjyqësore, me një eko nga një mjek i cili është në kërkim, Morina kërkoi “arrest shtëpie” pasi sipas saj dhe mjekut në fjalë ishte shtatzënë në muajin e dytë.

Gjatë seancës së dytë, gjykata nuk u mjaftua me ekon e shtatzënisë por kërkoi një tjetër ekspertizë mjekësore, e cila zbuloi se Morina nuk ishte shtatzënë.

Mjeku i cili dha ekon dëshmi për shtatzëninë e Fjolla Morinës është në kërkim dhe dyshohet se është “arratisur” në Kosovë.

Pra, mbi Fjolla Morinën, një këngëtare e njohur dhe personazh me peshë publike, rëndojnë 3 akuza.

-Trafikimi i armëve dhe i municionit
-Dëshmi e rremë
-Falsifikim i dokumentave

Pavarësisht akuzave, Gjykata e Kukësit vendosi të japë “Arrest Shtëpie” për këngëtaren Fjolla Morina, e cila kaloi vetëm 2 ditë në qelitë e Kukësit. /albeu.com/


Shtuar 22.09.2020 15:22