Ambasadorët “zbarkojnë” në zyrën e Bashës, çfarë pritet të diskutohet

Zv. ambasadorja amerikane Moses Ones, ambasadori i BE-së Luigi Soreca si dhe ambasadori gjerman Dunkan Norman do të zhvillojnë një takim në zyrën e kreut të PD-së Lulzim Basha.

Takimi do të mbahet rreth orë 15:00 dhe në kuadër të diskutimeve do të jetë mbarvajtja e punimeve në Këshillin Politik për përmbylljen e Reformës Zgjedhore.

Gjithashtu mësohet se në këtë takim do të jenë edhe anëtarët e komisionit për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.


Shtuar 15.09.2020 11:07