Dyshja shumë e njohur dhe e komentuar e shoëbiz-it, reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli, janë një ndër çiftet që ndiqen me kuriozitet të madh nga publiku shqiptar.
Megjithëse “telenovela” e tyre duket se ka zgjatur një përjetësi, me të gjitha ndarjet e ribashkimet, fansat s’duken aspak të lodhur nga kjo histori.
Madje, fansat e çiftit fillojnë të merakosen kur Fero dhe Arbenita nuk publikojnë më foto apo video së bashku, siç ka ndodhur së fundmi.
S’dimë çfarë ndodhi kësaj here, por ata nuk e ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram dhe s’janë parë prej disa kohësh së bashku.
Madje pasi u kuptua se nuk ndiqen më në Instagram, reperi është “zhdukur” nga rrjeti duke mbyllur edhe llogarinë e tij.
Ndryshe nga çdo herë tjetër, kësaj here askush s’ka hedhur asnjë dedikim apo thumb për tjetrin në rrjete sociale, siç e kanë bërë shpesh, ndaj e kemi të vështirë të kuptojmë ç’po ndodh mes tyre.
Arbenita dhe Fero mund të kenë pasur një zënkë momentale dhe në nerva e sipër e kanë fshirë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, ose ky mund të jetë thjesht një veprim për të tërhequr vëmendjen e fansave.
Mbetet ta mësojmë shumë shpejt!