Gjykata e Pogradecit ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg 40 ditor për 46 vjeçarin nga fshati Vërdovë, Blerim Bizgjoni, i cili ka abuzuar seksualisht me një vajzë 13 vjeçare.
Vetë Bizgjoni nuk ka pranuar akuzën madje është shprehur “se e gjithë kjo histori është sajuar nga familjarët e 14-vjeçares”.
Ka qenë prokurori Shkëlqim Kokona ai që i ka kërkuar gjykatës arrest me burg 40 për Blerim Bizgjonin pasi sipas tij duhet të paraqesë dy ekspertiza nga ekspertët psikiatër për të akuzuarin dhe minorenen.
Gjithashtu është kërkuar ekspertizë për kohën e kryerjes së kësaj marrëdhënie pasi sipas prokurorit deri tani ka vetëm një ekspertizë për kryerjen e marrëdhënieve.
Kujtojmë se denoncimi është bërë nga 14-vjeçarja, e cila ka dëshmuar se Blerim Bizgjoni e ka përdhunuar për më shumë se një muaj që nga dita e Kurban Bajramit.