Nis viti shkollor, Rudina Dembacaj nuk kursen urimet për vajzën e Markut (FOTO LAJM)

Aktorja dhe moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj, po shijon prej kohësh lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku.

Por përveç raportit perfekt me Frrokun, Rudina ka edhe një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e tij.

Ajo ka treguar shpesh se me vajzën e tij, Ertën, janë si dy shoqe të mira dhe kjo është vënë re edhe nga postimet e tyre.

Njëjtë ka ndodhur edhe sot, pasi Erta fillon shkollën dhe ka marrë urimet e sinqerta të Rudinës publikisht.

“Suksese këtë vit zemra ime”, shkruan moderatorja krahas fotos që është shkëputur nga një set fotografik bardh e zi i Anjeza Dyrmishit.


Shtuar 14.09.2020 10:17