Ngrihen dy grupe pune për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe Ligjin e Presidentit

Kuvendi ka ngritur dy grupe punë që do të diskutojnë lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor si dhe për ligjin e presidentit, i cili pritet që të pësojë disa ndryshime.

Për ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë zgjedhur Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Korab Lita. Ndërkohë që për ligjin për kompetencat e presidentit janë zgjedhur Vasilika Hysi, Adnor Shameti dhe Alban Zeneli.

Gjatë ditës së sotme këto grupe pune pritet që të miratohen në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Ligji orkanik për presidentin u iniciua pas përpjekjeve të dështuara të mazhorancës për shkarkimin e Metës.

Ky ligj sqaron në detaje teknikalitetet e veprimtarisë kushtetuese të Presidentit të Republikës. Ligji organik ndër të tjera do konstatojë te e drejta e presidentit për të dekretuar ose refuzuar dekretimin e një ministri, e drejta e presidentit për të ndryshuar datën e zgjedhjeve apo për mos thirrur në betim anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, precedentë të cilët kanë sjellë jo pak përplasje mes Kuvendit dhe Presidencës.


Shtuar 14.09.2020 10:09