Gjendet i pajetë një 58 vjeçar në Tiranë, detajet e para

Nnjë 58 vjeçar është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në një auto servis në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se viktima Y.D. ka qënë roje për turnin e natës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.09.2020, rreth orës 07:21, në autostradën Tiranë-Durrës, në një auto- servis është gjetur i pajetë roja i turnit të tretë shtetasi Y. D., 58 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.


Shtuar 13.09.2020 07:03