Vëlla me hajdutin problematik, ky është autori i plagosjes te “5 Maji”

Kevin Cungu plagosi mbrëmjen e sotme në Tiranë, shokun e tij, Rexhep Xhekjen.

Dy të rinjtë u përfshinë në një sherr në lokal dhe më pas dolën për t’u sqaruar jashtë, sqarim i cili përfundoi me përdorimin e armëve.

Rexhepi kishte ditëlindjen dhe kishte dalë të festonte në lokal bashkë me disa miq.

Kevin Cungu është vëllai i një prej të rinjve më problematikë në fushën e vjedhjeve, Markeljan Cungu, i konsideruar si superhajdut.

Hera e fundit kur ai u përfshi në një ngjarje kriminale ishte ajo e datës 19 janar 2020 në banesën e një çifti të moshuarish.


Shtuar 11.09.2020 21:09