Autori dhe i plagosuri ishin shokë, dolën nga lokali për t’u sqaruar

Kevin Cungu ka plagosur shokun e tij Rexhep Xhekja me armë zjarri ditën e sotme.

Pas një konflikti në lokal ata kanë dalë jashtë për t’u sqaruar.

Debati mes tyre është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës nga ana e Cungut, i cili ka qëlluar Xhekjan me një plumb në këmbë.

Më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja. Uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e tij.

Xhekja ndodhet në spital dhe po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 11.09.2020 20:36