Milani nuk zhgënjen në miqësoren e radhës. Pas triumfit ndaj Monzës dhe Novarës, kuqezinjtë e Piolit, kanë bindur edhe në përballjen e sotme ndaj Vincenzës, duke fituar me rezultatin e thellë 5-1.
Edhe pse me shumë futbollistë të rinj në formacion, milanistët, arritën të realizonin 3 gola në harkun kohor të 30 minutave, falë dopietës së Castillejo dhe golit të Colombos.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 3-0, ndërkohë në fragmentin e dytë të lojës, Pioli hodhi në fushë, 7 lojtarë të rinj, mes tyre edhe afrimi i ri në merkato Brahim Diaz, i cili në minutën e 75-të u bë protagonist duke shënuar golin e 4-t për Milanin.
Për të vulosur shifrat në 5-1 mendoi Stana në minutën 90+2, i cili tundi rrjetën pas asistit të Diaz. Ndërkohë për Vincenzën golin e vetëm e realizoi Guerra.