Mesfushori brazilian, Rafinha, mund të transferohet në Premierligë.
Sport raporton se Leeds United ka identifikuar mesfushorin e Barcelonës si një synim të tyre.
Blaugranët janë të gatshëm të pranojnë shitjen e Rafinhas nëse një skuadër ofron të paktën 16 milionë euro.
Leeds tashmë ka kontaktuar Barcelonën për të diskutuar për mundësinë e transferimit të Rafinhas, teksa trajneri i tyre Marcelo Biesla ka filluar përgatitjet për sezonin e ri në Premierligë.
Rafinha viteve të fundit është huazuar nga Barcelona tek Inter dhe Real Betis.