Nuk mund të mungonin as fjalët e Ivanka Trump për marëveshjen Kosovë-Serbi

Vajza e Presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka, ka reaguar në Tëitter për arritjen e marrëveshjes të sotme në Shtëpinë e Bardhë mes Kkosovës dhe Serbisë.

Ajo e ka cilësuar historike ujdinë e arritur sot.

”Përgëzime RobertcObrien&Jared Kushner për progresin e sotëm historik – normalizimin e lidhjeve ekonomike mes Kosovës e Serbisë, dhe ndihma për zgjidhjen e një konflikti dekadash të gjatë në Europën Lindore”.

Ndërkohë Donald Trump, tha se Serbia dhe Kosova ranë dakort që të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike, duke e cilësuar këtë si “një tjetër angazhim historik”.

Sipas Trump, me këtë marrëveshje është bërë gjithashtu përparim shtesë në arritjen e paqes në Lindjen e Mesme. Kosova dhe Izraeli kanë rënë dakord për normalizimin e marrëdhënieve dhe krijimin e lidhjeve diplomatike. Serbia është zotuar të hapë një zyrë tregtare në Jeruzalem këtë muaj dhe të zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem deri në korrik.


Shtuar 4.09.2020 18:49