Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, është konfirmuar dy ditë më parë me koronavirus.
Ai eshte shtruar në spitalin San Raffaele në Milano dhe lajmin e kane bere me dije burime nga stafi i tij, raportojne mediat italiane.
Ish-kryeministri 83-vjeçar nuk është në kujdes intensiv, por thuhet se ka pasur vështirësi në frymëmarrje.
Natën e kaluar Berlusconi e kaloi ne spital, jo ne kujdes intensiv, por u shtrua si nje mase paraprake per te pasur situaten nen kontroll, kane thene burimet.
Sipas mjekeve kjo ishte e nevojshme duke pasur parasysh moshen e tij dhe patologjite e meparshme, si edhe faktin qe ka bere disa nderhyrje delikate.