Pas golit në finalen e Championsit, ylli i Bayren kapet në momente intime me partneren (FOTO LAJM)

Kingsley Coman u quajt pa asnjë dyshim, heroi i ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve, ku shënoi golin e fitores në këtë përballje.

24-vjeçari francez shënoi një gol në minutën e 59-të duke i dhënë trofeun Bayern Mynih në ndeshjen kundër Paris Saint-Germain.

E pas këtij momenti historik, ai shkoi me pushime dhe duket se u kënaq shumë në jaht me të fejuarën e tij.

Paparacët kanë fiksuar disa momente intime mes tyre, në pushimet luksoze, ku djaloshi i ri dukej se nuk e vriste mendjen për njeri, a thua se ishte i panjohur.

Goli i fitores në finalen e Champions League e vuri atë në qendrën e interesit në mediat botërore dhe Coman, pa dijeni për famën që fitoi brenda natës, vazhdoi të jetonte sikur askush në planet nuk e njihte atë, shkruajnë mediat e huaja.

Çifti i dashuruar zgjodhi Sardenjën për një pushim të shkurtër pas një sezoni të lodhshëm dhe duket se ka kaluar mjaft mirë.


Shtuar 4.09.2020 07:52