Socialistët kanë zgjedhur me votë 6 kandidatët për Kryesinë e PS.
Emrat fituese janë: Evis Kushi, Mimi Kodheli. Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka, Belinda Balluku, Blerina Gjylameti.
Por kush është gruaja më votuar ndër socialitët?
Belinda Balluku 207 vota
Ogerta Manastirliu 204 vota
Blerina Gjylameti 199 vota
Lista e kandidatëve:
Ogerta Manastirliu;
Belinda Balluku;
Olta Xhaçka;
Ermonela Felaj;
Ervis Kushi;
Milva Ekonomi;
Mimi Kodheli;
Klotilda Ferhati;
Blerina Gjylamet
Almira Gjembulla.
Kush ikën e kush vjen, kjo është skuadra e plotë e Ramës për mandatin e tretë
Kryeministri Rama ditën e sotme gjatë Asamblesë së PS ka zbuluar emrët e qeverisë së re me të cilën do të drejtojë vendin dhe për 4 vite të tjera, pas zgjedhjeve të 25 Prillit ku dolën fitues.
Kryeministri Rama ka bërë ndryshime, rikthime dhe ka mbajtur në detyrë disa nga ministret më të cilët ka qeverisur edhe mandatin e dytë.
Ministrja Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali janë emëruar në të njëjtët pozicione që kanë mbajtur gjatë 4 viteve të mandatit të dytë, duke rikonfirmuar besimin e kryeministrit Rama.
Ministër Drejtësie është emëruar Ulsi Manja, duke zënë vendin e Etilda Gjonajt, e cila nuk është përfshirë nga kryeministri Rama në qeverinë e re.
Arben Ahmetajt i janë besuar dy detyra nga kryeministri Rama si ministër i Rindërtimit dhe zv/kryeministër duke zëvë vendin e Erion Braçes.
Një risi tjetër është Ministria e Turizmit, i cili i është besuar Mirela Kumbaros, një rikthim ky në qeveri pas pozicionit si Ministre e Kulturës.
Emrat e kabinetit qeverisës së mandatit të tretë të kryeministrit Rama:
Ministria e Rindërtimit dhe zv.kryeministër Arben Ahmetaj
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka
Ministër i Mbrojtes Niko Peleshi
Ministria e Drejtësisë Ulsi Manja
Ministrai e Punëve të Brendshme Bledi Çuçi
Ministria e Ekonomisë Delina Ibrahimi
Ministria e Infrastrukturës dhne Energjisë Belinda Balluku
Ministria e Bujqësisë Frida Krifca
Ministria e Kulturës Elva Margariti
Ministria e Turizmit Mirela Kumbaro
Ministre e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit Evis Kushi
Ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali
Ministre Shteti për Sipërmarrjen Edona Bilali
Ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi
Ministre Shteti për Standardet dhe Cilësinë Milva Ikonomi /albeu.com/