Ansu Fati rrezikon që të humbasë të gjithë sezonin dhe të mos rikthehet në fushën e lojës.
Rikuperimi nga dëmtimi i talentit katalanas nuk ka ecur ashtu siç duhet dhe ai në këtë mënyrë mund të mos jetë prezent në Europianin që do të zhvillohet në verë.
Luis Enrike e grumbulloi disa kohë më parë dhe për këtë arsye, mungesa e tij është shumë e rëndësishme. Fati do të bëjë gjithçka, por lajmet nga Barcelona nuk janë aspak pozitive. Ai do t’i mungojë edhe Kumanit në sprintin final për titullin kampion në La Liga.