Vidhen lekët në Katedralen “Ringjallja e Krishtit” në mes të Korçës, dyshohet për dy të mitur (VIDEO)

Është vjedhur gjatë nëtës  katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçë. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se është vjedhur një sasi e vogël lekësh në arkat e katedrales.

Burimet bëjnë me dije se dyshohet për dy të mitur, ndërkohë që janë duke u bërë procedurat e nevojshme nga policia. Kjo nuk është hera e parë që vidhen lek apo sende me vlerë në objektet e kultit në Korçë.

Ja njoftimi i policisë

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 02.09.2021, në mëngjes, jemi njoftuar se në kishën “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh tek dy arka ku besimtarët hedhin lek, të cilat ndodhen në ambientin e brendshëm të kishës.

Nga deklarimet paraprake të marra, dyshohet se dy persona të cilët ishin fshehur gjatë natës në brendësi të kishës, kanë vjedhur një sasi të vogël të hollash dhe më pas janë larguar.

Policia në vendngjarje, po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve.


Shtuar 2.09.2021 09:14