Etrit Berisha flet para Polonisë: Gati për një surprizë nga ato të tonat! Lewandowski? Kemi lojtarët tanë

Shqipëria do të përballet në ditën e nesërme kundër Polonisë në transfertë. Përpara këtij takimi kanë dalë në konferencën për shtyp trajneri Reja dhe portieri Etrit Berisha, që sipas të gjitha gjasave do të jetë në fushën e lojës si kapiteni i ekipit duke kaluar Strakoshën. I pari ishte Berisha që komentoi kundërshtarin:

“Polonia është ekip shumë i mirë, pavarësisht mungesave dhe dëmtimeve. Me rëndësi për ne është që të paraqitemi mirë si skuadër dhe nuk ka rëndësi se kush do të luajë. Kanë lojtarë si Leëandoëski. Por edhe ne jemi mësuar që çdo javë të shohim lojtarët tanë në Europë.

Ndeshja duhet të përgatitet në mënyrën më të mirë, që detyrat e trajnerit të mbyllen më së miri në fushën e lojës. Kjo është mënyra e vetme që të arrijmë te rezultati pozitiv. Polonia nuk humb në shtëpi? Çdo ditë është e re, mundësitë janë të reja. Raste do kemi dhe ne do kemi mundësi për ta surprizuar Poloninë. Po fituam nesër do të kemi më shumë forcë, mund ta bëjmë një surprizë siç kemi ditur më herët”, ka thënë Berisha.


Shtuar 1.09.2021 18:48