Cristiano Ronaldo zhvilloi ndeshjen e tij numër 1000 në karrierën e tij si futbollist profesionist.
Ylli portugez këtë shifër e arriti në derbin kundër Interit ku Juventusi fitoi me rezultatin 2-0 dhe u rikthye në krye të Serisë A.
Ai është shprehur shumë i lumtur që ka arritur këtë shifër dhe ka bërë një falënderim të veçantë.
“Aq krenar që arrita në 1000 ndeshje zyrtare në karrierën time me një fitore shumë të rëndësishme që na vendos përsëri në krye të renditjes! Faleminderit për të gjithë shokët e mi të skuadrës, trajnerët, familjen dhe miqtë e mi dhe fansat e mi që më ndihmuan për të arritur këtë shifër të madhe”, ka shkruar Ronaldon ë rrjetet sociale.
35 vjeçari gjatë karrierës së tij ka veshur fanellën e Sportingut të Lisbonës, Manchester United, Real Madridit, Juventusit dhe Portugalisë.