Rreth 200 pasagjerë nga porti i Vlorës, të gjendur në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi nuk kanë mundur dot të udhëtojnë drejt Italisë nga porti i Vlorës.
Nisur nga masat e marra prej qeverisë, lundrimi është pezulluar për të gjithë pasagjerët drejt Italisë. Ndërkohë pasagjerët e intervistuar janë shprehur se kanë frikë për situatën në Itali, por pjesa më e madhe konfirmon se janë duke shkuar në jug të Italisë dhe jo në veri, zonën e kuqe.
Ndërkohë në port janë shtuar masat ndërsa është kryer edhe dezinfektimi i ambienteve të terminalit të portit.
