Gjithmonë e sulmuar për jetën e luksit, reagon Alesia Bami (VIDEO)

Modelja dhe moderatorja e njohur Alesia Bami mund të konsiderohet padyshim si një ndër vajzat më të suksesshme, ndonëse në një moshë të re.

Ajo është komentuar shpesh për jetën e luksit, veshjet e shtrenjta dhe udhëtimet.

E ftuar së fundmi në emisionin ‘’E diell’ në rubrikën ‘Trotuar’ Alesia ka treguar se pas gjithçkaje qëndrojnë prindërit.

Modelja është shprehur se prindërit e kanë mbajtur gjithmonë me të mira.

“Ne gjithmonë kemi një hall, që kur shohim një njeri të veshur mirë themi: Ku i gjeti ky këto? Por unë që kur kam qënë e vogël më kanë mbajtur ato të shtëpisë me të gjitha të mirat, nuk kam kaluar nga këtu-këtu, i kam ngjitur shkallët avash avash. Unë kam pak veshje, firma, sepse edhe në përditshmëri vishem me Adidas”, u shpreh Alesia.


Shtuar 9.03.2020 11:17