Nusja me dasmorët ja marrin valles me këngë greke në Kakavijë dhe bllokojnë rrugën.
Ditët e fundit kemi parë shumë video që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, të cilat kanë treguar dasmorët që u kanë bllokuar rrugën mjeteve. Por, këtë herë, pamjet vijnë nga pika e kalimit kufitar në Kakavijë. Puna ka ndaluar në këtë doganë dhe kanë nisur të hidhen vallet, sipas raportimit tw JOQ Albania.
Nusja dhe dasmorët vijojnë të kërcejnë, kurse efektivi i policisë që ndodhet aty dëfrehet bashkë me ta. Madje në një moment, ai nxjerr celularin dhe fillon të filmojë të gjithë skenën./albeu.com
View this post on Instagram