Zjarri “përpin” ndërtesën 15 katëshe në Milano

Një ndërtesë 15-katëshe në Milano është përfshirë nga flakët.

Ndërtesa ndodhet në periferi të qytetit dhe zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe në një sipërfaqe të gjerë të saj.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse që po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por policia ndodhet aty dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 29.08.2021 19:06

Tags: ,