“Princi im i kaltër”, Elia Zaharia përkëdhel publikisht Leka Zogun si asnjëherë më parë

Princ Leka feston sot ditëlindjen dhe një urim nga bashkëshortja e tij, Elia Zaharia nuk mund të mungonte.

Por urimi i saj ishte surprizues, pasi ajo dhe Pricni e kanë mbajtur jetën e tyre private mjaft formale para publikut.

Elia kishte zgjedhur një foto të Leka Zogut me të bijën në krahë.

“Princi im i kaltër. Të uroj gëzuar ditëlindjen. Qofsh i lumtur dhe jetofsh gjatë dashuria ime, shoku im i ngushtë, babi më i mirë në botë. Edhe pse nuk e them shpesh, i jam falenderuese Zotit që të solli në jetën time, që po rritemi bashkë, që kemi njëri-tjetrin mbështetje në çdo rrethanë. Të dua shumë, të kam ngrohtësi në zemër. Edhe 100 plot dashuri”- shkruan Elia./albeu.com/

Në muajin tetor Elia Zaharia dhe Princ Leka u bënë prindër për herë të parë. Dyshja u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Geraldinë, si stërgjyshja e saj.


Shtuar 26.03.2021 14:03