Rrugorja vazhdon misionin: Arreston 12 drejtues mjetesh dhe vendos gjoba të majme (VIDEO)

Policisë Rrugore ka njoftuar se gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë arrestuar 12 drejtues mjetesh, 7 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë pezulluar 92 leje drejtimi, nga të cilat 76 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 1752 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore, të ndara si më poshtë:

?444 masa administrative për parakalime të gabuara.

?411 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

?409 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

?301 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

?156 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

?31masa për shkelje të semaforit.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugorsi dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistike?

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj?


Shtuar 26.03.2021 13:57