Manchester City është duke përgatitur një ofertë për qendërmbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.
Skuadra e Pep Guardiolës ka vuajtur këtë sezon për mungesë të qendërmbrojtësve të mirëfilltë, prandaj synon të përforcohet me mbrojtësin sllovak të zikaltërve në verë.
Guardiola u detyrua të luajë në mbrojtje me mesfushorin Fernandiho, pasi Aymeric Laporte pësoi lëndim afatgjatë.
Daily Express shkruan se ish-trajneri i Barcelonës e ka mbrojtësin e Interit në krye të listës së dëshirave për ta përforcuar mbrojtjen në verë.
Sipas gazetës angleze, City është duke e përgatitur një ofertë në vlerë 80 milionë euro për Skriniar.
Ish-mbrojtës i Sampdorias luan me Interin që tri vjet dhe është bërë gur themel në mbrojtjen e Antonio Contes.