Ditën e sotme është vaksinuar ndaj koronavirusit, aktori i njohur Reshat Arbana dhe bashkëshortja e tij.
E pranishme në këtë proces ishte dhe ministrja e Shëndetësisë, me të cilën Arbana nuk kurseu as batutat.
Ishte vetë ministrja që shpërndau një video në rrjetet sociale, duke shkruar: “Baca Reshat me bashkëshorten nga sot janë më të mbrojtur nga Covid19. Vijojmë intensivisht vaksinimin e të moshuarve në të gjithë vendin”.
Pjesë nga biseda
Manastirliu: Tani çdo gjë do të shkojë mirë.
Arbana: Faleminderit!
Manastirliu: Uluni tani qëndroni 20 minuta. Tani duhet të tregoheni të kujdesshëm për tre javë, pastaj do bëjmë dozën e dytë.
Arbana: Rrofsh! Faleminderit! Na grinë me fotografi e me video tashti, mirë na e bëtë!
Manastirliu: Shpresoj që çdo gjë do shkojë mbarë. Faleminderit! Do ti vaksinojmë të gjithë dhe do kthehemi në normalitet.