Më në fund, Klea Huta konfirmon shtatzaninë me foton më të bukur (FOTO LAJM)

Pak kohë më parë, u mësua se Klea Huta është në pritje të ëmbël.

Lajmi u përhap me shpejtësi, por Klea vendosi të mos japë asnjë detaj.

Por pak minuta më parë ajo ka konfirmuar lajmin me foton më të bukur. E shtrirë në shtrat dhe e veshur me të bardha fokusin kryesor e ka marrë barku i rrumbullakosur.

“Mos u vono të nxitosh o shpirti im” , shkruan moderatorja në përshkrimin e fotos.

Më poshtë ajo zbulon edhe gjininë e vogëlushit.

Klea ka treguar se po pret një djalë pasi në foto shkruan: “Ne të dy”.

Moderatorja është në tremujorin e dytë të shtatzënisë dhe bebi pritet të vijë në jetë së shpejti.


Shtuar 7.03.2020 15:32