Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pasi deputeti Kliti Hoti u plagos me plumb gome gjatë protestës së sotme.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se kishte dhënë urdhër politik për të qëlluar deputetin me synimin për ta vrarë.
Të lidhura
None found
Ai e dënoi ngjarjen si sulm kriminal ndaj deputetit të Shkodrës, Dr. Kliti Hoti, dhe tha se Rama do të marrë përgjigjen e merituar. Berisha u bëri thirrje demokratëve të ngrihen në protestë, duke e mbyllur reagimin me thirrjen: “O sot o kurrë!”.






