Në një prononcim për News24, një protestues që përfundoi në polici gjatë protestës së 28 Nëntorit, deklaroi se u shoqërua me forcë nga efektivët, ndërsa shtoi se nuk e kanë lejuar që të merrte nga komisariati flamurin që ai mbante ditën e djeshme.
Ai theksoi, se flamuri kombëtar po iu duket si “armë” efektivëve të policisë, ndërsa shtoi se ka marrë disa gjoba gjatë protestave antiqeveritare, por shtoi se nuk do t’i paguajë.
Të lidhura
None found
Ai bëri edhe një thirrje për të gjithë shqiptarët që të dalin masivisht në protestë.
“Sot shkova për të marrë flamurin dhe më thanë nuk do ta marrësh. Mesa kuptoj unë iu duket armë. Ky është flamuri që kam pasur ditët e para. Kam marrë gjoba për bllokim rruge, edhe dje mora sërish. Më janë bërë 5-6 gjoba. Nuk kam plan t’i paguar.
Këto kanë abuzuar. Unë kam qenë me flamur. Nuk i tremben plumbit të gomës. Veç plumbi real ndoshta ma merr shpirtin. Iu bëj apel shqiptarëve të çohen nga veriu në jug për fëmijët e vet. Më vjen keq për vendin tim”, u shpreh protestuesi.








