Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi në aksin Sarandë-Gjirokastër ku humbën jetën 5 persona. Në aksident u përfshi një mjet “Land Rover” dhe një furgon.
Ditën e sotme bëhet me dije se policia ka dhënë urdhër ndalimi për drejtuesen e fuoristradës, 22-vjeçaren Rexhina Çelhaka, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
“Manovra e pastudiuar mirë e 22-vjeçares, ka shkaktuar aksidentin tragjik me 5 viktima, pasi furgoni për t’iu shmangur përplasjes ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 20 metra në humnerë.
E reja ka pësuar shembje në krah dhe ndodhet në spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe është jashtë rrezikut për jetën”, shkruan në rrjetet sociale Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore.
Çelhaka ka qenë duke udhëtuar së bashku me 2 shtetase të tjera italiane në automjet, Anna Cascavilla, 23 vjeçe, dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, të cilat po ashtu ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vajzat italiane në dëshminë e tyre të parë deklarojnë se ishte furgoni ai që mori kthesën gjerë dhe shoferja e foristradës frenoi për të shmangur përplasjen, ndërsa makina rrëshqiti nga lagështia.
“Furgoni e mori kthesën gjerë dhe shoqja jonë (drejtuesja e ‘Range Rover’ frenoi për të shmangur përplasjen, ndërsa makina rrëshqiti nga lagështia.”-mësohet se kanë dëshmuar vajzat.
Viktima të aksidentit ishin; Olesander dhe Tetiana Fediaieva, 53 dhe 48 vjeç, nga Ukraina, Bardhi Proda (shoferi) dhe çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari. Fatmiresisht nga furgoni, i cili perfundoi ne humnere doli e gjalle Gerta Kaberdini, 25 vjece. /albeu.com/