Para Vëllait të Madh, Valdeti dhe bashkëshortja e tij, Valdrina, folën për fëmijërinë, takimin e parë mes tyre dhe familjen që kanë ndërtuar së bashku.
Valdeti rrëfeu se vitet e para të jetës i kishte kaluar pa praninë e babait, pasi deri në moshën 14-vjeçare ishte rritur vetëm nga nëna. Babai i tij ndodhej në Gjermani.
Të lidhura
None found
Ai e përshkroi nënën si heroinën e tij dhe solli në kujtesë çastin kur babai u largua nga shtëpia.
“Fëmijëria ime ka shkuar si e shumë shqiptarëve. Për 14 vitet e para të jetës sime, nëna më ka rritur e vetme, ndërsa babai ka qenë në Gjermani. Mund ta quajmë heroinë. E kujtoj momentin kur isha duke luajtur dhe e pashë veturën e babait duke dalë nga shtëpia. Ai vetëm më bëri me dorë, pa e ditur se do të kalonin javë, muaj e vite pa e parë. Pastaj morëm lajmin e mirë se kishte arritur shëndoshë e mirë”, rrëfeu Valdeti.
Valdrina, në ndryshim nga bashkëshorti i saj, tha se ishte rritur në Gjermani, në një familje të madhe ku ishin pesë fëmijë.
Ajo tregoi se Valdetin e kishte parë për herë të parë gjatë një vere në Kosovë, në vitin 2011, teksa ai luante futboll.
“Unë në vitin 2011 kam ardhur në Kosovë gjatë verës. E kam parë Valdetin gjatë pushimeve, duke luajtur futboll. E kishte hequr maicën dhe më kishte pëlqyer. Kur e pyeta një shoqe, më tha se ishte Valdeti. Në verën e vitit 2012 erdha përsëri dhe e pashë Valdetin ulur në një bankë para meje. E kuptova se ishte i njëjti djalë. Brenda një jave u lidhëm, sepse nuk kisha shumë vetëbesim dhe nuk më dukej vetja aq e bukur”, tregoi Valdrina.
Gjatë bisedës, çifti ndau edhe vështirësitë e përjetuara në martesë, si dhe foli për familjen e tyre, ku bëjnë pjesë edhe dy vajzat.
Rrëfimin e plotë të Valdetit dhe Valdrinës mund ta ndiqni në videon më poshtë.



