Dy aksidente kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë.
Në aksin rrugor Laç-Lezhë janë përplasur disa mjete dhe shkak dyshohet se është bërë lagështia në rrugë.
Aksidenti tjetër u shënua në vendin e quajtur Kryqëzimi i Rrilës, ndërsa tjetri në pranë mbikalimit në Ishull të Lezhës.
Nga përplasjet, nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje ka mbërritur policia, që po heton për shkaqet e përplasjes dhe lirimin e trafikut në rrugë. /albeu.com/