Vunë sërish në lojë ndjkësit? Melisa dhe Andi shfaqen bashkë pas ndarjes (FOTO LAJM)

Melisa dhe Andi i dhanë fund lidhjes vetëm pak ditë më parë dhe filluan të thumbonin njeri-tjetrin në rrjetet sociale. Por kjo nuk është një “skenë” e panjohur nga ndjekësit të cilët menjëherë u shprehën se ata po bëjnë lojë, kanë nëvojë për klikime pasi të njëjtën gjë bënë edhe pak kohë më parë dhe u bashkuan vetëm disa ditë më pas.

Dhe ata nuk janë gabuar pasi Andi dhe Melisa janë shfaqur shumë shpejt pas “ndarjes” në krahët e njëri-tjetrit.

Melisa ka publikuar një video të Andit teksa i thotë me shaka të mos i dali para duke treguar kështu se janë rikthyer bashkë. Të dy kanë shfaqur në profilet e tyre edhe fotot të cilat i fshinë me shpejtësi kur u ndanë./albeu.com/


Shtuar 26.08.2021 09:45