Në seancën e sotme, Kuvendi i Kosovës do të ketë në rend dite shqyrtimin e vendimit të Qeverisë për masat emergjente në furnizimin me energji elektrike, ndërsa sektori energjetik po përballet me sfida që mund të cenojnë furnizimin e vendit.
Masat e parashikuara nga Qeveria do të jenë në fuqi për 60 ditë, me qëllim tejkalimin e vështirësive në furnizimin me energji.
Të lidhura
None found
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë paraqitjes së vendimit në Komisionin për Ekonomi, theksoi se njëra nga masat kryesore është detyrimi i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci” që brenda mundësive teknike të rrisë dhe përshtatë prodhimin e energjisë elektrike në orët e pikut. Energjia e prodhuar prej kësaj ndërmarrjeje do t’i shitet Furnizuesit të Shërbimit Universal.
Gjithashtu është paraparë edhe formimi i Komitetit Teknik Emergjent, i cili do të udhëhiqet nga Ministria e Ekonomisë dhe do të përbëhet nga përfaqësues të akterëve relevantë të sektorit. Detyra e tij do të jetë dhënia e rekomandimeve për Qeverinë dhe Ministrinë lidhur me hapat që duhen ndjekur për tejkalimin e situatës.






