Pas 90 minutash bisedime, tre presidentët nxjerrin deklaratën e përbashkët: Lufta bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të ndodhë asnjëherë

Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë publike një deklaratë të përbashkët pas takimit trepalësh mes presidentëve Xi Jinping, Vladimir Putin dhe Donald Trump. Në të vihet në dukje përkushtimi i tri fuqive për ruajtjen e stabilitetit strategjik dhe sigurisë ndërkombëtare.

Sipas dokumentit, tre liderët janë zotuar për forcimin e stabilitetit global dhe vazhdimin e bashkëpunimit në çështje me rëndësi ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

Çështja bërthamore zë një vend qendror në deklaratën e tre presidentëve. Ata ripohuan se një konflikt bërthamor nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të ndodhë asnjëherë. “Nuk mund të fitohet një luftë bërthamore dhe ajo nuk duhet të zhvillohet kurrë”, thuhet në dokument.

Po ashtu, liderët theksuan se dialogu për parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore mbetet i rëndësishëm për sigurinë globale.

Një tjetër temë e trajtuar ishte siguria energjetike. Në deklaratë thuhet se palët ranë dakord për shtimin e prodhimit dhe furnizimit me produkte të rafinuara të naftës.

Gjithashtu, në komunikatë përfshihet imuniteti i zyrtarëve shtetërorë dhe kompetencat e institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë. Liderët u pajtuan që Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN) dhe organe të tjera të ngjashme nuk duhet të shpërdorojnë juridiksionin e tyre.

Deklarata e përbashkët vjen pas takimit historik në Kinë, ku Trump, Putin dhe Xi Jinping diskutuan për sigurinë ndërkombëtare, konfliktet rajonale dhe bashkëpunimin mes tri fuqive kryesore botërore.


Shtuar më 19.11.2026 12:55

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş