Maqedonia e Veriut mund t’i zëvendësojë pikat fizike të pagesës në autostrada me një sistem të ri elektronik të tarifave rrugore.
Në këtë mënyrë, mjetet nuk do të kenë nevojë të ndalojnë dhe pagesa do të llogaritet sipas kilometrave të përshkuara.
Të lidhura
None found
Ministri i Transportit Nikolloski bëri me dije se ndryshimet ligjore kanë arritur në një fazë të avancuar dhe prezantimi i tyre është parashikuar gjatë muajit dhjetor.
Në hartimin e ligjit do të përfshihen edhe ekspertë nga Komuniteti Evropian i Transportit, me qëllim që të përfitohet nga përvoja e vendeve më të zhvilluara evropiane.
Sipas ministrit, sistemi i ri do të sillet më drejt me drejtuesit e automjeteve, pasi secili do të paguajë vetëm për distancën e përshkuar realisht, e jo tarifat fikse që paguhen aktualisht në pikat e pagesës.







