Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kërkuar forcimin e bashkëpunimit mes Rusisë, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, duke nënvizuar se koordinimi konstruktiv midis tri fuqive mund të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit global.
Gjatë deklaratave të bëra në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Shenzhen të Kinës, ai u shpreh se presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij kinez Xi Jinping duhet të trajtojnë çështje me rëndësi globale dhe rajonale, përfshirë sigurinë energjetike.
Të lidhura
None found
Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, Putin theksoi se të tria vendet kanë jo vetëm një histori të përbashkët si fuqi fituese në Luftën e Dytë Botërore, por edhe një përgjegjësi të veçantë për mbrojtjen e paqes ndërkombëtare.
Kreu i Kremlinit vlerësoi se bashkëpunimi mes Moskës, Uashingtonit dhe Pekinit mund të kontribuojë në forcimin e stabilitetit ndërkombëtar, në një periudhë të shënuar nga tensione dhe pasiguri gjeopolitike.








