Correa akoma edhe më pranë Interit

Inter është afër të kompletojë transferimin e sulmuesit së Lazios, Joaquin Correa për 30 milionë euro në tre pagesa plus 1-2 milionë euro bonuse.

Argjentinasi ishte ndër zgjedhjet e para që nga fillimi i sezonit, duke marrë parasysh se trajneri Simeone Inzaghi ka punuar me të në “Stadio Olimpico”.

Sipas Sportitalia dhe Gazzetta dello Sport, ka pasur bisedime sot (e martë) mes dy agjentëve.

Tani dy klubet duhet të takohen dhe të mbyllin marrëveshjen, që parasheh që Lazio të fitojë 30 milionë euro në tre pagesa të ndryshme.

Lazio ka zbritur çmimin origjinal nga 40 milionë euro në 35 milionë euro, derisa oferta ishte 30 milionë euro plus bonuset.

Everton gjithashtu ofroi më shumë, por Correa e bëri të qartë se dëshiron të mbetet në Seria A dhe e specifikoi Interin si favorit.

Correa ka shënuar 11 gola dhe dhuruar gjashtë asistime në 38 ndeshje sezonin e kaluar.


Shtuar 24.08.2021 21:15