Konfindustria kërkon ndryshime në Paketën Fiskale 2027: Paralajmëron të paktën 200 milionë euro kosto shtesë

Konfindustria i ka kërkuar Komisionit të Veprimtarive Prodhuese në Kuvendin e Shqipërisë përmirësimin e projekt-Paketës Fiskale 2027. Në propozimin e paraqitur zyrtarisht, organizata kërkon që qeveria të mbrojë interesin publik përmes masave institucionale dhe rregullatore. Administratori i saj i përgjithshëm, Gjergj Buxhuku, paralajmëron se ndryshimet për karburantet dhe mjetet motorike mund t’u shtojnë qytetarëve dhe bizneseve të paktën 200 milionë euro kosto transporti.

Një nga kërkesat është që heqja e Taksës së Qarkullimit, prej 27 lekësh për litër plus TVSH, të pasqyrohet e plotë në çmimin përfundimtar që paguan konsumatori. Konfindustria kërkon garanci që kjo shumë të mos kthehet në fitim shtesë për tregtarët ose në të ardhura shtesë për buxhetin e shtetit.

Të lidhura

None found

Organizata propozon gjithashtu që çmimi përfundimtar i karburanteve në Shqipëri të mos kalojë mesataren e Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi. Të njëjtin kufi, të bazuar te mesatarja e këtyre vendeve fqinje, kërkon edhe për vlerën e plotë të taksës vjetore të automjeteve.

Sipas Konfindustrisë, mungesa e konkurrencës në tregun e karburanteve, të cilin ajo e përshkruan si kartel dhe oligopol, krijon rrezikun që heqja e 27 lekëve për litër të mos ulë çmimin e blerjes për konsumatorët. Në vend të kësaj, përfitimi mund të mbetet te tregtarët dhe buxheti i shtetit, në dëm të interesit publik.

Konfindustria thotë se Taksa e Qarkullimit sjell aktualisht rreth 230-240 milionë euro në vit në buxhet. Sipas vlerësimit të saj, të ardhurat nga kjo taksë parashikohet të zëvendësohen plotësisht përmes rritjes së taksave vjetore të mjeteve motorike, barrë që ajo e cilëson të dyfishtë për qytetarët dhe bizneset, ndërkohë që nuk ka garanci ligjore për uljen e çmimit përfundimtar të karburanteve.

Nëse propozimet nuk merren parasysh, Konfindustria paralajmëron pasoja të rënda nga rritja e mëtejshme e kostove të transportit: dobësim të konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare, goditje ndaj industrive dhe prodhimit vendas, vështirësi në tërheqjen e investimeve, falimentime dhe përkeqësim të mirëqenies së qytetarëve. Sipas saj, në vitin 2027 dhe më tej mund të rrezikohen jo vetëm treguesit kryesorë ekonomikë, por edhe qëndrueshmëria shoqërore dhe rendi kushtetues.


Shtuar më 16.11.2026 16:32

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişBycasinoonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet