Zv-kryeministri i vendit, Erion Braçe ka dalë ditën e sotme me metër në dorë për të vërtetuarsipas tij pavërtetësinë e akuzave të ardhura nga persona të caktuar në Facebook në lidhje me gjerësinë e rrugëve.
Ai ka inspektuar disa rrugë dhe e ka pasqyruar në postimin e tij në Facebook.
“Puna vlen! Nderi e dinjiteti gjithashtu!
Fyerjet, sharjet, mllefi, shpifjet i kthehen pas pruresit me te pare! Sic e kerkon e sic e meriton! Me kerkese te klienteve banale te Facebook, thashe ti ve metrin rrugeve;
Kerkesa erdhi nga ata qe kurre nuk kane bere ndonje pune ne jeten e tyre,
Ingjinieret e fejsbukut, te cilet, nxijne pas cdo pune, plasin pas cdo vepre!
Ne Gradishte Arteriea Kryesore eshte nga 4.60 deri ne 4.70 METRA;
Ne Gradishte rruget neper lagje te brendeshme te fshatit jane nga
3.80 deri ne 4.20 METRA;
Ne Gungas arteria kryesore dhe unaza qe te con neper lagje te fshatit eshte nga
4.20 deri ne 4.30 METRA!
Pra as 3 e as 3.5 meter!
VO: tani ftoj gjithe ingjinieret e fejsbukut te udhehequr nge dy Euqenet, keshilltari leqendar i partise qe ka ardhur te ndricoje Myzeqene me injorancen epike te tij dhe Dordomuzin, patjeter Dordomuzin, te shajne e fyejne, rrahin cilindo qe perdor rruget e reja!”, shkruan Braçe./albeu.com