Me golin kundër Spanjës më 15 nëntor, Harry Kane u bë lojtari i gjashtë që, si fitues në fuqi i Topit të Artë, shënon ndaj kampionit aktual të botës. Sipas statistikave të publikuara nga eksperti MisterChip, kjo arritje nuk ishte përsëritur prej më shumë se 16 vjetësh.
Para sulmuesit anglez, i fundit që kishte shënuar në këto rrethana ishte Lionel Messi. Argjentinasi realizoi ndaj Spanjës në shtator të vitit 2010, kur ajo ishte kampione e botës.
Të lidhura
None found
I pari në këtë listë ishte portugezi Eusebio, me golin kundër Brazilit në korrik të vitit 1966. Johan Cruyff e përsëriti arritjen tetë vjet më pas, sërish ndaj Brazilit, në korrik të vitit 1974.
Në listë janë edhe anglezi Kevin Keegan, i cili shënoi ndaj Argjentinës në maj të vitit 1980, dhe francezi Michel Platini, që realizoi kundër Italisë në qershor të vitit 1986.







