E ardhmja e Mikel Artetas në stolin e Arsenalit do të përcaktohet nga pesë ndeshjet e ardhmshme.
Pavarësisht se triumfoi në FA Cup në edicionin 2019-2020, performaca në kampionat ishte për tu harruar pasi për herë të parë pas 25 viteve nuk arriti të siguronte një vend në Kupat e Evropës.
Edhe ky sezon ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për “topçinjtë” pasi kanë humbur dy ndeshjet e para përballë Bentford dhe Chelseas.
39-vjeçari tani është në presion të vazhdueshëm dhe Daily Telegraph raporton se trajneri i Arsenalit ka kohë për të shpëtuar punën deri në fund të tetorit.
Ndeshja e radhës për Arsenal është kundër Albion në Ligë, pastaj udhëtojnë në Premierligë për Manchester Cityn.
Nëse Arteta lirohet nga detyra, Arsenal do ta konsiderojë trajnerin Antonio Conte si pasuesi.