Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh ndaj Bjellorusisë në sfidën e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve, që po zhvillohet në Budapest. Ka qenë sulmuesi Rey Manaj ai që ka gjetur rrugën e rrjetës, duke i dhënë kuqezinjve avantazhin në këtë përballje të rëndësishme.
Shqipëria e drejtuar nga Rolando Maran kërkon ta mbyllë me sukses këtë edicion dhe të sigurojë vendin e parë në grup. Një barazim do t’u mjaftonte kuqezinjve për të arritur objektivin, por goli i Manajt i afron edhe më shumë me fitoren.
Të lidhura
None found








