Manchester City është interesuar për Harry Kane që në ditët e para të kësaj merkatoje, por ende nuk kanë arritur ta bindin.
Tottenham nuk ka ndërmend ta lëshojë yllin e skuadrës të paktën edhe për një sezon edhe pse vetë lojtari nuk është më i kënaqur te “spurs”.
Sipas Athletic, Cristiano Ronaldo i është ofruar Cityt si alternativë e Kane.
36-vjeçari është i hapur që të largohet nga Torino për të provuar një sfidë të re, të një skuadër që mund të garojë për Ligën e Kampionëve.
Sidoqoftë, pagat e larta kanë ndikuar që Guardiola të mos e dojë CR7.
Ekziston mundësia që Ronaldo t’i ofrohet sërish klubit anglez, ngase vazhdon të shpresojë për largimin nga Juventus./albeu.com/