Edlira Çepani: Fëmijët nuk shpëtohen duke i çuar rrugëve të Evropës për të ndërtuar jetën larg vendlindjes

Fëmijët nuk shpëtohen duke ua dhënë të tjerëve, duke i çuar rrugëve të Evropës e duke i lënë andej të vetëm fillikat që të marrin dokumentat, duke i detyruar të emigrojnë me çdo kusht e me çdo mundësi, apo edhe duke i projektuar që të vegjël për të ndërtuar jetën larg vendlindjes së tyre!

Prindërit mund t’i shpëtojnë fëmijët e tyre duke luftuar çdo ditë që vendi i tyre të funksionojë më mirë, të mos ketë korrupsion, të mos guxojë njeri t’u shkelë të drejtat, të kenë mirëqenien që meritojë, jo duke mbyllur gojën apo duke u bërë pjesë e së keqes, e pastaj duke thënë që s’bëhet ai vend!

Prindërit kanë përgjegjësi për fëmijët, jo vetëm nga ligji, por nga Zoti! Kanë përgjegjësi jo vetëm t’i lajnë, t’i veshin e t’i ushqejnë, por edhe të luftojnë për të drejtat e tyre, të luftojnë për një vend ku atyre të mos u mungojë gjë!

Të rrisësh fëmijën tënd duke i dhënë çfarë të mundesh individualisht, pa i lënë trashëgimi një shtet dhe një shoqëri që garanton mirëqenien e tyre, s’është as çereku i detyrës prindërore!

Nga Edlira Çepani/albeu.com


Shtuar 24.08.2021 16:00

Tags: