Policia ka vënë në pranga një të ri në Shkodër pasi nuk iu bind urdhërit të tyrë.
28 vjecari u vu në pranga dhe u procedua penalisht pasagjeri, shtetasi S. S., 27 vjeç, pasi nuk iu bindën urdhrave të policisë për të ndaluar.
Gjatë kontrollove të mëtejshme u vu re se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur.
Në momentin e shoqërimit, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi S. S., kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë.
NJOFTIMI I POLICISE:
U vu nën pranga drejtuesi i mjetit, shtetasi V.T., 28 vjeç dhe u procedua penalisht pasagjeri, shtetasi S. S., 27 vjeç, pasi nuk iu bindën urdhrave të policisë për të ndaluar. Pas konstatimit se një automjet tip “Ford” po bënte manovra në rrugë policia ka ndërhyrë menjëherë për ta bllokuar dhe gjatë marrjes së alkool testit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi V. T., ishte në gjendje të dehur. Në momentin e shoqërimit, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi S. S., kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.