KEDS u bën thirrje qytetarëve për kujdes nga linjat elektrike për shkak të erërave të forta

Erërat e forta në vend, sidomos në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të dëmtojnë infrastrukturën e rrjetit elektrik, ka paralajmëruar KEDS, sipas “Bota sot”.

Në njoftimin për konsumatorët, kompania u kërkon qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos u afrohen linjave elektrike, të cilat mund të paraqesin rrezik për shkak të kushteve të motit.

Të lidhura

None found

KEDS bën të ditur se ekipet e saj po punojnë intensivisht në terren, në zonat e prekura, për të riparuar dëmet dhe për të rikthyer sa më shpejt furnizimin me energji elektrike.

Njoftimi i plotë i KEDS për konsumatorët:

Erërat e forta që kanë përfshirë vendin, veçanërisht rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të ndikojnë në infrastrukturën e rrjetit elektrik.

KEDS u bën thirrje të gjithë konsumatorëve të jenë më të kujdesshëm dhe të qëndrojnë larg linjave elektrike.

Ekipet e kompanisë ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht në zonat e prekura, që dëmet të sanohen dhe furnizimi me energji elektrike të rikthehet sa më parë.

Kompania kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve dhe i falënderon për bashkëpunimin, duke theksuar se kujdesi dhe siguria janë përgjegjësi e përbashkët.


Shtuar më 12.11.2026 23:35

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetbetcio