Shqipëria siguroi tri pikë të rëndësishme në Ligën C të Ligës së Kombeve, duke mundur Finlandën 2-0 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Të lidhura
None found
Pas ndeshjes, Ernest Muçi, autori i golit të parë, foli për mediat. Ai u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, të cilën e cilësoi si një nga më të mirat, dhe përmendi se ekipi kishte luajtur me katër mesfushorë.
Muçi tha se po kalon momentin e tij më të mirë me Kombëtaren, pasi ndien besimin e shokëve të ekipit, trajnerit dhe tifozëve. “Kam kaluar shumë për të arritur këtu”, u shpreh ai.





